Dinamo ka prezantuar përforcimin e radhës, i katërti për skuadrën e Dritan Mehmetit pas mbrojtësve Rustem Hoxha dhe Jocelin Behiratche, dhe sulmuesit Luis Kaçorri.
Lorran Quintanilha është futbollisti më i ri i 18 herë kampionëve të Shqipërisë. Mesfushori brazilian vjen nga Bylisi, skuadër me të cilën luajti nga janari i vitit 2021 deri në sezonin e fundit.
Gjatë aventurës në Ballsh, Lorran zhvilloi 87 ndeshje dhe shënoi 3 gola. 27-vjeçari ka firmosur kontratën me Dinamon, duke mbetur në Superiore.
“Lorran Quintanilha vishet Blu! Mesfushori brazilian e ka zhvilluar karrierën e tij në vendlindje ndërsa prej sezonit 2020/21 ishte pjesë e ekipit të Bylis.
Klubi blu i uron suksese me eksperiencën e tij të re si pjesë e 18 herë kampionëve të vendit. Mirë se vjen Lorran”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas.
Lorran luan si mesfushor me tipare mbrojtëse, ndërkohë që mund të luajë edhe si mbrojtës e mesfushor i majtë.