Ekipi i Napolit ka nisur stërvitjen e parë të drejtuar nga Rudi Garsia në Trentino.
Por ylli i vërtetë i kësaj dite ishte Aurelio De Laurentis. Ai u prit në mënyrë fantastike nga tifozët, me kore dhe duartrokitje.
Presidenti i “axurrëve” i përshëndeti të gjithë të pranishmit, teksa tifozët brohoritën: “Jemi ne, jemi ne, ne jemi kampionët e Italisë” .
De Laurentisit iu dhurua një shall blu, të cilin ai e vendosi menjëherë në qafë duke shkaktuar ngazëllimin e tyre.