Shtatë tifozë të ekipit të PAOK-ut u shpallën fajtorë për vrasje me paramendim dhe u dënuan me burgim të përjetshëm dhe pesë ultras të tjerë të ekipit të Selanikut dënuan me mbi 19 vjet burg për bashkëpunim. Më i madhi nga të dënuarit është vetëm 26 vjeç.
Krimi ndodhi më 1 shkurt 2022. Vrasësit dolën në rrugët e Selanikut të armatosur me thika dhe shufra hekuri. Ata sulmuan Alkis Kampanos, të riun vetëm 19 vjeç, i cili u vra nga goditjet e ultrasve.
Dy të rinj të tjerë që u sulmuan u shpëtuan vetëm me plagë, si pasojë e sulmit.
Arsyeja?
Ultrasit e PAOK-ut të Selanikut zbuluan se viktimat mbështesnin rivalin, Aris të Selanikut dhe i sulmuan ata.
Nga janari i vitit 2023 deri më sot janë zhvilluar jo më pak se 47 seanca gjyqësore dhe janë dëgjuar jo më pak se 75 dëshmitarë dhe janë paraqitur 300 dokumente. Prokurori i kësaj çështje ka konkluduar si më poshtë: “sulm i organizuar, i planifikuar deri në sekondën e fundit, me qëllim vrasjeje” , pohon Agerpres.