Gurishta shkëlqen në Bullgari

Futboll

Gurishta shkëlqen në Bullgari

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 20:28
Gurishta

Gurishta shkëlqen në Bullgari!

CSKA 1948 Sofia e Erdenis Gurishtën e ka nisur kampionatin bullgar në mënyrën më të mirë të mundshëm. Bardhekuqtë mposhtën ditën e sotme nënkampionët e Levski Sofias, me rezultatin 1-2 në duelin e vlefshëm për javën e parë. 

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Rikardinjos, ndërkohë që ekipi i futbollistit shqiptar, përmbysi gjithçka në minutat 41 dhe 80 me golat e Pedrinjos dhe Heliton.  

Vlen të theksohet se Gurishta ishte titullar në këtë përballje, duke bërë një performancë fantastike, teksa me ndërhyrjet e tij të sakta dha një kontribut të çmuar në këtë triumf. Në sfidën e radhës CSKA 1948 Sofia do të presë në shtëpi ekipin e Pirinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat