Bajrami shijon momentin, realizon 3 gola

Futboll

Bajrami shijon momentin, realizon 3 gola

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 20:55
Bajrami

Nedim Bajrami po kalon një moment të mirë, ndërsa ka realizuar tre gola në ndeshjen miqësore të Sassuolos ndaj skuadrës amatore Real Vicenza.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit shënoi tre herë në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 22-0.

Trajneri i Sassuolos, Alessio Dionisi vendosi dy formacione të ndryshme në lojë dhe Bajrami ishte në të dytën.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 10-0, ndërsa në pjesën e dytë, ku u aktivizua edhe shqiptari u shënuan 12 gola të tjerë, nga të cilët 3 i realizoi Bajrami në minutat 49’, 64’ dhe 78’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat