Ilkay Gundogan është gati të nisë punën me Barcelonën.
Mesfushori, i cili iu bashkua “Blaugranëve” pasi përfundoi përvojën e tij me Manchester City-n duke e mbyllur me fitimin e Champions League, mbërriti këtë të shtunë në qytetin katalanas.
Duke folur për herë të parë si një lojtar i Barcelonës, Gundogan theksoi e ndjehet shumë i lumtur për këtë lëvizje.
“Përshëndetje! Unë jam İlkay Gundogan.
Jam shumë i lumtur që më në fund jam në Barcelonë dhe ju bashkohem. Nuk më pritet që të kalojmë një sezon të mrekullueshëm, nuk më pritet për ndeshjen e parë.”-tha ai.