Kush po e organizon 100 vjetorin e themelimit të klubit?
Tifozët “Ujqit” sot kanë reaguar përmes një postimit në facebook, në lidhje me organizimin e 100 vjetorit të klubit nga ana e veteranëve të futbollit të Ferizajt.
Përse reagojnë “Ujqit?
“Sot jemi informuar se Veteranët e FC Ferizaj paskan organizuar turne mbarëkombëtar dhe nuk paskan gjetur arsye të fortë të ftojnë Ujqit!
Për më keq, qenkan ndarë edhe mirënjohje, por jo për neve që i kënduam me vite performancave të tyre në fanellën e klubit tonë të zemrës.
Shfrytëzojmë rastin të shprehim zhgënjimin e thellë për ata të cilët nuk mund të arsyetohen sepse Ujqit kanë qenë çdo herë përkrahja e tyre e parezervë.
Veteranët e kanë vendin e tyre, por jo në këtë mënyrë.
Të shkëputur e duke vepruar ndaras nga Bordi Drejtues i FC Ferizaj, presidenti, dhe tifozëria Ujqit.
Në një realitet racional, sonte do duhej të ishte kryesia e klubit tonë dhe përfaqësuesit e Ujqve. Ata do duhej ta nderonin vetën fillimisht e pastaj neve.
Ujqit mbeten të fokusuar që respektin ta kthejnë me respekt!
Një jetë, një Ferizaj”, reagojnë “Ujqit”.