Bayern Munich është gati të dëgjojë ofertat për Benjamin Pavard.
Sipas raportimeve të medieve gjermane, me Kyle Walker që është shumë pranë kalimit te bavarezët dhe Pavard që prej kohësh tashmë kërkon largimin, kampionët e Gjermanisë po mendojnë që ta lejojnë francezin të nisë një eksperiencë të re.
Për Pavard kanë shfaqur interes të lartë Juventus dhe Manchester United dhe tashmë duket se dy klubet mund të nisin “garën” për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.
Bayern Munich raportohet se është në pritje të ofertave për të nisur bisedimet për shitjen e Pavard, me këtë të fundit që i skadon kontrata vetëm pas një viti.