Huazon portierin italian të rivalëve!
Napoli ka nisur të zgjohet në merkaton e verës, me kampionët e Italisë që kanë huazuar portierin e Atalantës, Pierluixhi Golini.
Ai do të qëndrojë te “axurrët” për një vit, teksa këta të fundit kanë të drejtën për t’i blerë kartonin.
28-vjeçari u huazua në mes të sezonit te Napoli, ku arriti të fitonte titullin kampion dhe për këtë arsye “axurrt” kanë zgjedhur që italiani të jetë sërish zgjedhje e dytë për sezonin e ardhshëm.