Brajan Kristante dhe Leonardo Spinacola kanë përjetuar momente tensioni gjatë ditëve të fundit të pushimeve në Toskana.
Ata janë përfshirë në një debat me një kalimtar në rrugët e qytetit.
Një burrë shpërthen ndaj mesfushorit teksa njerëzit e tjerë përpiqen ta qetësojnë.
Ai iu është drejtuar dy lojtarëve të Romës: “Urinoni para derës së tuaj dhe më jepni leksione, po nga vini?”.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes personit në fjalë dhe futbollistëve.