Anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Arijan Ademi, ka luajtur një tjetër lojë të shkëlqyeshme për Pekin Guoan-in.
Skuadra nga kryeqyteti kinez barazoi me rezultat 1:1 në shtëpi ndaj Wuhan-it në kuadër të javës së 17-të të Superligës kineze.
Vendasit kaluan në epërsi (1:0) me golin e Fang Hao në minutën e 15-të dhe pas asistimit të Ademit.
1:1 u barazua në minutën e 81-të me golin e futbollistit Li Y.
Wuhan Three Towns renditet në vend të tetë me 24 pikë dhe ka një me pak se Pekin në të gjashtin.