Arsene Wenger beson se Arsenali do të shpallet kampion në Premierligë sezonin e ardhshëm – 2023/24.
Trajneri legjendar i skuadrës londineze ishte i ftuari i nderit në skenën e “Tour de France” të së dielës në Alpe,
Ai dha një intervistë për “Eurosport”, ku mes tjerash foli edhe për Arsenalin.
“Unë jam mik me Christian Prudhomme (CEO i Tour de France) dhe ai më ftoi ta shikoja nga brenda. Është paksa si të hysh në dhomën e zhveshjes së një ekipi futbolli”, tha fillimisht francezi.
Tutje, 73-vjeçari foli për shanset Arsenalit për t’u përmirësuar nga sezoni i fundit, të cilin e mbylli si nënkampion. Ai u shpreh i bindur se ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta do të kurorëzohet me titull.
“Besoj se do ta fitojmë kampionatin, është kaq e thjeshtë. Kam më pak dyshime për Arsenalin sesa për çiklizmin sot”, tha Wenger.
“Topçinjtë” nuk e kanë fituar titullin e kampionit në Angli që nga sezoni 2003/04, kur trajner i tyre ishte Arsene Wenger.
Sezoni në fjalë vazhdon të mbahet mend për faktin se Arsenali ishte shpallur kampion pa asnjë humbje.