Pas Lionel Messit, Inter Miami ka zyrtarizuar edhe nënshkrimin me Sergio Busquetsin.
Legjenda spanjolle ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.
Busquets te klubi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar si futbollist i lirë.
35-vjeçari të gjithë karrierën e ka kaluar te Barcelona, nga ku u largua këtë verë.
Ai ka fituar gjithçka që është e mundur gjatë periudhës 15-vjeçare në ekipin e parë katalunas.
Sergio Busquets gjithashtu ka fituar edhe trofe me Spanjën, në Kampionat Evropian dhe Kupën e Botës gjithashtu.