Interi ka bërë një lëvizje të papritur në merkato, duke gjetur në përforcim në mbrojtje që pakkush e priste.
Mediat italiane bëjnë të ditur se zikaltrit pritet të zyrtarizojnë shumë shpejt Huan Kuadradon.
Futbollisti kolumbian, i cili ka luajtur në Juventusin nga viti 2015, deri dy muaj më parë, duke mbajtur jo pak herë edhe shiritin e kapitenit, kishte oferta nga klubet arabe dhe amerikane.
Por ai ka zgjedhur të qëndrojë në Europë dhe Interi ka shfrytëzuar rastin, duke bërë lëvizjen për të siguruar firmën e tij.
Në Itali bëjnë të ditur se atij i është ofruar një kontratë njëvjeçare nga e cila do të përfitojë 2,5 milionë euro dhe kolumbiani ka pranuar, teksa tashmë pritet vetëm zyrtairzimi i kalimit të tij te Interi në atë që po komentohet gjerësisht si kundërpërgjigja zikaltër ndaj çështjes “Lukaku”.