Gjiganti gjerman, Bayern Munich raportohet se është duke u përgatitur që të nis negociatat me Manchester Cityn për Julian Alvarez.
Reprezentuesi i Argjentinës, sipas medieve britanike, shihet si alternativë për yllin e Tottenhamit, Harry Kane.
Negociatat mes Bayern Munich dhe Tottenhamit për Kane janë pozitive, por siç raportohet, “Spurs” po insistojnë që 29 vjeçarin të mos e shesin këtë verë.
Në rast se do të dështon transferimi i sulmuesit të Anglisë tek kampionët në fuqi të Gjermanisë, atëherë këta të fundit do të hedhen në sulm për asin e Man Cityt, Alvarez.
Argjentinasi sezonin e kaluar me Man Cityn, ka zhvilluar 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 5 asistime.