Xhekson prezantohet te klubi i shqiptarëve në Turqi!
Mesfushori brazilian, Xhekson Kenio, i cili e mbylli me Egnatian, është prezantuar te klubi turk Istanbulspor.
Klubi rrogozhinas e shiti te kryeqytetasit turk për plot 350 mijë euro, me 24-vjeçarin që është gati për një aventurë të re.
Gjithashtu te Istanbulspori aktivizohen dhe Eduard Rroca, i cili është dhe kapiten, Valon Et’hemi, Jetmir Topalli dhe Florian Loshaj..