Carlos Alcaraz, i cili u shpall mbreti i ri i Wimbledonit pasi fitoi finalen e madhe ndaj Novak Gjokoviqit, njihet edhe si njohës i futbollit pasi së fundmi ka publikuar një “formacion të ëndrrave”.
Pas një përballjeje maratonë prej katër orësh e 42 minutash, spanjolli triumfoi me rezultatet 3-2 ose me sete (1-6, 7-6, 6-1, 3-6, 6-4).
Me këtë fitore të Grand Slam, Alcaraz befasoi të gjithë me nivelin e treguar dhe talentin që posedon, duke u cilësuar tashmë si e ardhmja e tenisit.
Megjithatë, 20-vjeçari është edhe një njohës i futbollit pasi këtë e ka treguar disa herë.
Mediumi i njohur britanik The Sun ka publikuar “formacionin e ëndrrave” të Alcarazit dhe zgjedhjet e tij janë thjesht brilante.
Në portë, Alcarazi ka zgjedhur Iker Casillasin, ndërsa në mbrojtje emra si Cafu, Sergio Ramos, Carles Puyol dhe Roberto Carlos.
Në mesfushën e formacionit të tenistit spanjoll zënë vend legjenda Zinedine Zidane, Luka Modric dhe Andres Iniesta.
Në sulm, Alcarazi ka zgjedhur Lionel Messin, Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldon.