Bitshiabu firmos me Leipzig!
Leipzig “fiksohet” pas kampionatit francez, me klubin gjerman që ka firmosur me mbrojtësin El Chadaille Bitshiabu.
18-vjeçari largohet kështu nga Paris Saint-Germain, skuadër me të cilën debutoi në sezonin 2021-2022, ndërsa edicionin e kaluar ai luajti 16 ndeshje.
Leipzig ka shpenzuar plot 15 milionë euro për shërbimet e francezit, i cili konsiderohet si një lojtar me shumë perspektivë dhe premtues për të ardhmen, ndërsa mediet gjermane kanë bërë me dije, se Bitashiabu-s i është premtuar një fanellë titullari në Gjermani.