Për kapitenin Bunjamin Shabani skuadra duhet të kishte bërë më shumë për kualifikimin në raundin e dytë të Champions League.
Duke folur për “SuperSport” pas humbjes 1-2 ndaj Zalgiris, Shabani theksoi se ndeshja ishte e vështirë, por skuadra sipas tij bëri gabime në mbrojtje, ndaj edhe e pësoi.
Ndeshja: Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari që luan shumë mirë dhe është shumë i organizuar. Patëm rezultatin në anën tonë, por pësuam shpejt.
Nxitimi për të shënuar shpejt nga ekipet e Ballkanit: Ndoshta është çështje mentaliteti, pasi ekipet jashtë Ballkanit luajnë taktikisht edhe më mirë.
Sulmi: Ndoshta sot nuk bëmë shumë në sulm, pasi kishim shumë gabime në mbrojtje, duhet të kishim bërë më shumë për kualifikimin.
Je shumë altruist: Kisha disa raste që mund ta kisha goditur vetë topin, por në rastin e Mazrekajt mendova që ishte ai në pozicion më të mirë, ndaj edhe ia dërgova atij topin.