Për Ardian Cuculin shkaku se pse Struga humbi ndaj Zalgiris dhe u eliminua nga Champions League ishte mungesa e eksperiencës si dhe fakti që e nisi me shumë vrull ndeshjen.
Duke folur për “SuperSport” pas kësaj ndeshje, Cuculi theksoi se skuadra duhet të ishte treguar me e kujdesshme.
“Struga bëri ndeshje dinjitoze. Në eliminim ndikoi mungesa e eksperiencës.
Kjo ndeshje kishte shumë energji dhe dëshirë shumë të madhe nga ana e Strugës, por normale gjithë energjia e dhënë që në fillim të ndeshjes në pjesën e dytë reflektoi lodhje, patjetër edhe pakujdesia ndikoi.”-tha ai.