Xhevat Rushiti nuk po sillet rreth klubit të futbollit Ferizaj!
Pse po mungon Rushiti në FC Ferizaj?
E para, Xhevat Rushiti është nënkryetar i klubit!
Xhevat Rushiti
E dyta, është anëtar i bordit të FC Ferizajt?
Çfarë po zihet në klubin ferizajas?
A mos vallë ka përçarje mes kryetarit të klubit, Lulzim Abazi dhe nënkryetarit Xhevat Rushiti?
Askush nuk e ka të qartë!
Ajo që dihet Rushiti ka kohë që po mungon në klub!
Ne kontaktuam Rushitin lidhur me këtë çështje!
Ai shkurt u përgjigj në telefonon: “Nuk prononcohem për këtë punë”.
Rushiti nuk prononcohet, pavarësisht kësaj, në ditët apo javët e ardhshme, gjithçka do të dihet, se ka apo jo përçarje brenda klubit!
Krejt në fund, opinioni do që ta dijë, pse po mungon Rushiti në FC Ferizaj!