Partizani eliminohet nga Bate Borisov

Futboll

Partizani eliminohet nga Bate Borisov

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 22:26
Pamje nga një ndeshje

Partizani është eliminuar nga garat e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekic u eliminua nga Bate Borisov, në raundin e parë kualifikues të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Varosi” përfundoi me rezultatin 0:2.

Vladislav Malkevich (71’) dhe Aleksandr Shestyuk (90+12’) shënuan golat e fitores për bjellorusët.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ishte mbyllur baras 1:1.

Partizani tani garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës.

Në raundin e dytë të kësaj gare, kampionët e Shqipërisë do të përballen me Atletic Club d’Escaldes nga Andorra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat