Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është gati për sfidën e nesërme (20.00) kundër kampionit të Bullgarisë, Ludogorets.
Therandasit sfidën e parë e kanë fituar me rezultat 2:0, ndaj nesër synojnë rezultat të favorshëm dhe të kualifikohen në rrethin e dytë të kualifikueseve për Champions League në futboll.
“Shqiptarë ku do jeni, skuadra e ka përfunduar stërvitjen në stadiumin Huvepharma Arena në Razgrad, aty ku nesër e luajmë aktin e dytë ndaj kampionëve bullgar, Ludogorets.
Futbollistët janë në gjendjen e tyre optimale, për të zbritur nesër mbrëma në këtë fushë dhe për ta dhënë më të mirën e mundshme nga vetja, në kërkim të kalimit në rrethin e dytë kualifikues në UEFA Champions League”, njofton FC Ballkani.