Pasi që u lirua nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm seksual, Benjamin Mendy ka bërë një rikthim të menjëhershëm në futboll.
Pas largimit nga Manchester City dhe lirimit nga akuzat e përdhunimit, Mendy tani i është rikthyer futbollit, ku i është bashkuar skuadrës franceze, Lorient.
Mendy shënon rikthimin në futboll duke nënshkruar kontratë me skuadrën që garon në Ligën 1 të Francës, Lorient.
Mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin, e cila do ta mbajë atë te Lorient deri në qershor të vitit 2025.
Mendy u shpall i pafajshëm për akuzat për përdhunim nga Gjykata e Chester Crown.