City në kërkim të një mbrojtësi

Futboll

City në kërkim të një mbrojtësi

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:44
Josko Gvardiol

Manchester City është i vendosur të transferojë një mbrojtës të fortë gjatë kësaj verë.

Sipas medieve britanike, Josko Gvardiol i Red Bull Leipzig është synimi kryesor i Man Cityt në pozitën e mbrojtësit qendror.

Aymeric Laporte është i pritur të largohet nga “Etihad” për të t’u transferuar në një skuadër ku do të mund të luajë rregullisht.

Një tjetër alternative e Cityt është edhe transferimi i Benjamin Pavard të Bayern Munich në shkëmbim të Kyle Walker, i cili thuhet se preferon kalimin tek kampionët në fuqi të Gjermanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat