Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho, raportohet se ka pranuar të largohet nga “Anfield” për t’u transferuar te Al-Ittihad në Arabinë Saudite.
Sipas medieve britanike, tashmë gjithçka është e kryer dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për t’u arritur marrëveshja mes palëve.
Liverpooli thuhet se ka pranuar ofertën e Al-Ittihad në vlerë prej 40 milionë paundë për brazilianin, i cili tashmë ka rënë dakord me kushtet që i ka ofruar klubi arab.
Mesfushori brazilian ka vendosur të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij futbollistike.
Fabinho do të bashkohet me N'Golo Kante dhe Karim Benzema tek Al-Ittihad, ku do të stërvitet nga ish-menaxheri i Wolves dhe Tottenhamit, Nuno.