Sulmuesi italian Mateo Retegui, që aktualisht luan në Argjentinë me skuadrën e Tigre, ka konfirmuar pas humbjes që pësoi në kampionat ndaj Barracas se është pranë transferimit në Serie A.
24-vjeçari që këtë vit debutoi me fanellën e Italisë (2 gola në 3 ndeshje) pritet të luajë me Genoa, që këtë vit u ngjit mes më të mirave.
“A janë këto ndeshjet e mia të fundit me Tigre?
Mendoj se ky nuk është momenti i duhur për të folur për merkaton. Gjithsesi, është shumë e mundur që këto të jenë ndeshjet e mia të fundit në Argjentinë”, tha sulmuesi italian për TNT Sports.
Retegui është një zbulim i trajnerit Roberto Mancini, një argjentinas që ka edhe pasaportë italiane, duke debutuar këtë vit me fanellën “azzurre”. Më tej, ai tha: “
Mendja ime është e përqendruar në ndeshjet e radhës këtu në Argjentinë. Më pas të shohim se çfarë do të vijë nga Italia”.
Skuadra e Genoa është interesuar më së shumti për lojtarin, duke bërë të gjitha përpjekjet për ta sjellë në Serie A. Edhe ekipe të tjera italiane e kanë kërkuar Mateo Retegui, përfshi edhe Inter, por asgjë konkrete nuk ka në këtë drejtim.