Tottenham po e vëzhgon sulmuesin e Lille, Jonathan David, si pasues të mundshëm për Harry Kane.
‘Spurs’ nuk dëshiron të humbas Kane-n gjatë kësaj verë, mirëpo, duket se ylli i “Tre Luanëve” shumë shpejtë do të bëhet me klub të ri.
Bayern Munich dhe Manchester United janë dy klubet e mëdha evropiane që po ‘luftojnë’ për Kane-n.
Në rast se anglezi do të largohet, atëherë Tottenham do të hedhet në sulm për sulmuesin e Lilles, Jonathan David, i cili nga skuadra anglez shihet zëvendësues i denjë i Kane.
David në fanellën e Lilles, ka zhvilluar 136 ndeshje dhe ka shënuar 58 gola.