Guri Hana është larguar nga Trepça ’89, por do të vazhdoj të mbetet pjesë e Ligës së Parë.
Qendërmbrojtësi i talentuar, karrierën do ta vazhdoj te Shkëndija e Hajvalisë.
Ka qenë faqja zyrtare e Shkëndijës që ka zyrtarizuar afrimin e Guri Hanës.
"Guri Hana i bashkohet KF Shkëndija.
Kemi kënaqësinë të prezantojmë futbollistin e ri që i bashkohet klubit tonë, qendër mbrojtësin Guri Hana.
Guri vjen nga KF Trepça ’89 FC me të cilen u paraqit në Albi Mall Superligë në edicionin që lam pas.
Në të kaluaren Guri ka qenë pjesë e 2 Korrikut, Ramiz Sadikut dhe Besës në superligë.
Me Gurin e shokët e tij, mbrojtja bëhet guri.
Guri Hana “Jam shumë i lumtur që iu bashkova projektit të KF Shkëndija. E njoh shumicën e grupit e stafit, andaj besoj se shpejtë do të adaptohem e do ti arrijmë objektivat e klubit”. Mirësevjen Guri!", njofton Shkëndija.