Skuadra e Fushë Kosovës ka intensifikuar punët në merkato para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi i sapoinkuadruar në Superligë ka arritur akord me futbollistin e njohur kosovar, Kastriot Rapuca.
Rapuca i cili u aktivizua vitin e kaluar tek Malisheva, këtë stinor do të luajë në ekipin e Fushë Kosovës.
Mbrojtësi do të zyrtarizohet së shpejti nga ekipi i Fushë Kosovës.