Mbrojtësi i Inter: E di mirë kujt i takonte!

Futboll

Mbrojtësi i Inter: E di mirë kujt i takonte!

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:37
Yann Aurel Bisseck

Një nga përforcimet e Inter në këtë merkato është edhe mbrojtësi i transferuar nga danezët e Aarhus, Yann Aurel Bisseck.

Pritshmëritë për 22-vjeçarin gjerman janë të larta në radhët e zikaltërve dhe në fazën përgatitore, Bisseck po kërkon të tregojë qëllimet e tij për një vend mes titullarëve të trajnerit Simone Inzaghi.

Së fundmi, mbrojtësi shprehet se po ndjehet i mirëpritur nga shokët e skuadrës ndërsa zbuloi se dëshironte fanellën me numrin katër, por që te Inter nuk mund t’ia lejonin pasi ajo është tërhequr nga klubi duke qenë se më parë është mbajtur nga legjenda Javier Zanetti me Bisseck që është detyruar të veshë fanellën me numër 31.

“Zgjodha fanellën me numrin 31, edhe pse katra është numri im i preferuar. Kam bërë shumë ndeshje të mira kur kam veshur fanellën me numër katër.

Megjithatë, e di shumë mirë se në këtë klub fanella me numrin katër është mbajtur nga një prej lojtarëve më të mirë në histori. Gjithsesi, zgjodha numrin 31 pasi në fund 3+1 bëjnë katër”, u shpreh Bisseck.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat