Wayne Rooney, trajner i DC United, ka kritikuar presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy, për situatën e aktuale të Harry Kane.
Kane është i lidhur me transferimin në Manchester United dhe Bayern Munich. Rooney do të dëshironte që sulmuesi i “Spurs” t’i bashkohet ish-klubit të tij, Man United.
“Për mua Harry Kane do të ishte lojtari ideal për t’iu bashkuar Man Unitedit”, tha Rooney.
“Nëse Manchester United vërtetë e do Harry Kane, atëherë kjo gjë i jep shanse të mëdha për të transferuar atë. Por, kur do të ndodh kjo mbetet për t’u parë”, ka theksuar Rooney.