Pas një sezoni në radhët e PSV Eindhovenit, ku shënoi 22 gola dhe dha 12 asistime në të gjitha garat, Xavi Simons po largohet sërish nga Paris Saint-Germain në formë huazimi.
Mesfushori sulmues holandez ishte kthyer në Paris, por nuk u stërvit kurrë me shokët e tij. Dhe nga sot ai është futbollist i Red Bull Leipzigut.
Klubi gjerman ka njoftuar firmosjen për një vit të kontratës së lojtarit të lindur në vitin 2003.
Xavi Simons, tashmë pjesë e përhershme edhe në kombëtaren holandeze, do të vazhdojë rrugën e tij të rritjes në Bundesligë. Ai do të mbajë veshur fanellën me numër 23.