Fituesi i ndeshjes mes Ballkanit dhe Ludogoretsit tashmë e njeh kundërshtarin e rrethit të dytë kualifikues të Champions League. Është kampioni i Sllovenisë, Olimpija Ljubljana.
Kjo pasi sllovenët kanë fituar ndeshjen kundër kampionit të Letonisë, Valemira.
Ndeshja e sontme ka përfunduar me rezultat 2-1 për skuadrën sllovene, ndërsa me të njëjtin rezultat në favor të sllovenëve ishte mbyllur edhe ndeshja e parë.
Takimet e rrethit të dytë kualifikues zhvillohen më 25 e 26 korrik dhe më 1 e 2 gusht.