Çfarë thotë trajneri bullgar pas fitores ndaj kampionit të Kosovës?

Futboll

Çfarë thotë trajneri bullgar pas fitores ndaj kampionit të Kosovës?

Nga: K. Goca Më: 19 korrik 2023 Në ora: 23:08
Ludogorets

Trajneri i Ludogorets, Ivailo Petev, është shprehur i kënaqur me fitoren me rezultat 4:0 ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës. 

Ballkani nuk e ka ruajtur fitoren e sfidës së parë me 2:0, duke pësuar sonte 4:0 në konak të skuadrës bullgare dhe eliminohet në rrethin e parë të Champions Leagoes League.

"I përgëzoj lojtarët dhe tifozët.

Bëmë një lojë jashtëzakonisht të mirë dhe e merituam plotësisht fitoren.

Ne dominuam të gjitha minutat.

Kryesorja është karakteri.

Ne duhet të forcohemi. Nuk është e lehtë, çdo ndeshje është e vështirë”, tha mes të tjera Petev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat