Milan është duke ndërtuar ekipin për sezonin e ri dhe krahas përforcimeve po synon që t’i largojë disa lojtarë, shkruajnë mediet italiane.
Divock Origi dhe Ante Rebic nuk janë pjesë e ekipit të Milan në përgatitjet parasezonale.
Ata nuk janë në planet e trajnerit Stefano Pioli.
Përveç tyre, jashtë ekipit ka mbetur edhe Ballo Toure, të cilin klubi italian dëshiron të shes sa më shpejtë të jetë e mundur.