Tirana do të sfidojë Dinamo Batumin në orën 19:00 të enjten në ndeshjen e kthimit të vlefshme për Ligën e Konferencës.
Klubi bardheblu ka bërë të ditur se tifozët mund ta ndjekin ndeshjen në kanalin “MCN TV”.
Ky kanal sjell “live” edhe falas për të gjithë shqiptarët transmetimin e ndeshjes nëpërmjet platformës “TIBO TV”, në kanalin nr. 3.
Gjithashtu në “MCN TV” do të transmetohet dhe takimi midis Egnatias dhe Ararat-Armenia, për të gjithë tifozët që nuk kanë mundësi ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.
Nga ana tjetër, Vllaznia-Linfild do të transmetohet në platformën “Supersport”.