Sevilla fiton kompeticionin më të ri të UEFA-s

Futboll

Sevilla fiton kompeticionin më të ri të UEFA-s

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:28
Sevilla

Mbrëmjen e së mërkurës u zhvillua edicioni i parë i kompeticionit më të ri shtuar nga ana e UEFA-s në një bashkëpunim me Federatëm Amerikano-jugore të Futbollit (CONMEBOL).

Përballë ishin skuadrat e Sevilla-s si fituesja më e freskët e Europa League dhe fituesja e kupës së amerikës-jugore, ekuadorianët e Independiente del Valle.

Ishin spanjollët ata që triumfuan në sfidën që u zhvillua në stadiumin e tyre Sanchez Pizjuan teksa ashtu si në finalen e Europa League kundër Romës, edhe në këtë rast andaluzianët iu falën goditjes së 11-metërshave. Sevilla ishte gjatë gjithë kohës në ndjekje duke qenë se Independiente del Valle kaloi në avantazh e para duke shtangur spanjollët në minutën e 10-të të pjesës së parë.

Sevilla këmbënguli për golin e barazimit dhe atë e gjeti vetëm në minutën e 91-të me anë të Ortiz.

Pas përfundimit të kohës së rregullt, skuadrat iu drejtuan menjëherë lotarisë së penalltive pasi në këtë kompeticion nuk ka kohë shtesë dhe nga pika e bardhë, spanjollët ishin më të saktë duke shënuar katër ndërsa ekuadorianët realizuan vetëm një.

Kështu, Sevilla shtoi një tjetër trofe në koleksion ndërsa e veçanta është se edicioni i parë i këtij kompeticioni mbajti emrin e ish-lojtarit të andaluzianëve Antonio Puertas, i cili u nda nga jeta pas një arresti kardiak në fushë në vitin 2007 kur ishte vetëm 22-vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat