Klopp i kënaqur nga skuadra e re

Futboll

Klopp i kënaqur nga skuadra e re

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:48
Klopp

Skuadra e Liverpool e nisi me një fitore 4-2 ndaj gjermanëve të Karlsruher sezonin 2023-2024, në një ndeshje miqësore të organizuar gjatë kësaj faze përgatitore.

Një dopietë Diogo Jota i dha fitoren ekipit të trajnerit Jurgen Klopp, pas golave të pjesës së parë për Darëin Nunez dhe Cody Gakpo.

Trajneri gjerman hodhi në fushë një skuadër mikse, me të rinjtë Conor Bradley, Bobby Clark dhe James McConnell si dhe me blerjet e reja të Dominik Szoboszlai dhe Alexis Mac Allister. “Më pëlqeu shumë Dom (Szoboszlai), veçanërisht kur ai luajti në krahun e majtë”, tha trajneri Jurgen Klopp.

“Kam mbetur i kënaqur edhe nga të rinj si Bobby Clark apo Conor Bradley.

Këto janë sinjale pozitive për të ardhmen e skuadrës. Unë e di s emund të mbështeten edhe tek ata nëse do të kem nevojë. Gjithsesi, le të vazhdojmë në këtë rrugë”, u shpreh më tej Klopp.

“Në pjesën e dytë luajtën edhe mjaft titullarë dhe e e pamë se mund të bëjmë gjëra të mirë, ndaj le të vazhdojmë kështu.

Në pjesën e dytë, Gakpo, Jota e Mac Allsiter e rritën nivelindhe treguan se çfarë mund të bëjnë në fushë. Mendoj se të gjitha problemet që kishim para kësaj ndeshje i kaluam me sukses”, tha Klopp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat