Sulmuesi brazilian i PSG-së, Neymar, në një intervistë për “Caze TV”, ka thënë se nuk do të largohet nga Parisi.
Asi brazilian prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave”. Neymar thotë se të paktën edhe një sezon do të jetë pjesë e PSG-së.
“Shpresoj të jem në PSG sezonin e ardhshëm. Unë kam kontratë, askush nuk më ka njoftuar për asgjë deri tani, jam i qetë”, ka thënë Neymar.
PSG-ja ka bërë shumë ndryshime në këtë verë, me afrimin e trajnerit Luis Enrique dhe transferime të mëdha si Milan Skriniar, Marco Asensio dhe Lucas Hernandez.
Ndryshe, braziliani është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane përfshirë edhe Chelsea-n.