Botërori i Femrave “Australi-Zelandë e Re 2023” ka ngritur siparin e saj me dy ndeshjet e para.
Sfida hapëse ishte ajo mes Zelandës së Re dhe Norvegjisë.
Dhe pse vendi organizator ishte jo favorit, vajzat e Zelandës së Re arritën të regjistronin një fitore historike, e cila ishte e para për këtë shtet në historinë e Kupës së Botës, si për meshkuj ashtu edhe për femra.
Këto tre pikë në grupin A Zelandës së Re ja dha goli i Uilkinson në minutën e 48’.
Në sfidën tjetër të grupit B, Australia gjithashtu arriti një fitore minimale kundër Irlandës, me golin e shënuar nga Kaltej në minutën e 52’ me anë të një penalltie.