Trajneri i DC United, Wayne Rooney, mendon se Declan Rice duhet të jetë kapiten i Arsenalit.
Martin Odegaard është lavdëruar për punën e tij si kapiten gjatë vitit të kaluar tek “Topçinjtë”.
Ikona e Manchester Unitedit, beson se Rice është më i përshtatshëm për të qenë kapiten i Arsenalit.
“Me të vërtetë mendoj se ai duhet të jetë kapiten i ekipit”, ka thënë Rooney.
"Mendoj se ai mund ta bëjë këtë në Arsenal. Ai do të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm për Arsenalin”, ka theksuar Rooney.