Reali i Madridit ka zbarkuar në Los Anxhelos (SHBA) ku do të nisë pjesën e dytë të përgatitjeve verore.
“Los blancos” kanë parashikuar të zhvillojnë dhe 4 miqësore në tokën amerikane, ku mbi të gjitha fokusi është te “Klasikja” kundër Barcelonës.
Por nëse të gjithë e quajnë përballjen e 29 korrikut si një miqësore luksi vere, për Toni Krosin, kur vjen puna te përballjet me Barcelonën, fjala miqësore nuk është pjesë e fjalorit.
Gjermani ka qenë i qartë, duke nënvizuar prerë se “‘Klasikja’ nuk është kurrë një miqësore”.
TURNEU NË SHBA – “Janë katër ndeshje përpara, që do të thotë se nuk kemi aq shumë kohë për t’u stërvitur kaq fort. Ndeshjet janë të rëndësishme për të rritur ritmin, kështu që këto ditë këtu janë shumë të rëndësishme për të hedhur themelet për të gjithë sezonin e ardhshëm.
Është e veçantë të udhëtosh në Shtetet e Bashkuara, sepse është e vetmja mundësi për ne që të luajmë atje gjatë vitit, pasi gjatë sezonit luajmë në Spanjë dhe në vende të tjera afër. Çdo vit në SHBA shohim entuziazmin me të cilin na presin dhe të shohësh katër qytete me katër ndeshje është shumë mirë”.
PËRBALLJA ME JUNAJTIDIN – “Ka gjithmonë një atmosferë fantastike në Shtetet e Bashkuara. Reali i Madridit dhe Mançester Junajtidi mund të jenë dy klubet me më shumë tifozë në këtë vend.
Pres një atmosferë të shkëlqyer, mendoj se është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer që ata të na shohin të luajmë”.
“EL CLASICO” – “Është një ndeshje e veçantë dhe në një stadium të veçantë, kjo është ajo që meriton ndeshje. Kjo është ndoshta një nga ato ndeshje që nuk mund ta quash miqësore.
Mendoj se një ‘El Clasico’ kundër Barcelonës nuk është kurrë miqësore. Kjo lloj ndeshje do të na ndihmojë të marrim ritëm, do të jetë ndeshja jonë e tretë atje. Dhe mendoj se do të përmirësohemi në çdo ndeshje”.
FUTBOLLI NË SHBA – “Ata do të organizojnë Kupën e Botës 2026, kështu që unë mendoj se ideja e tyre është të rriten dhe investimet që ata po bëjnë e tregojnë këtë”, tha Kroos.