Ardit Deliu ka vulosur fitoren e Tiranës në Batumi dhe falë golit të tij bardheblutë kaluan në turin tjetër të Ligës së Konferencës.
Në një prononcim për “Panorama Sport” mesfushori deklaroi se ndihet shumë i lumtur, pasi gjeorgjianët ishin vërtetë një skuadër e fortë.
“Jam shumë i lumtur për golin dhe për kualifikimin. Nuk ishte e lehtë, sepse Dinamo Batumi ishte një skuadër shumë e fortë dhe e organizuar mirë. Ishte një arritje e madhe për ne.
Fituam një ndeshje shumë të vështirë.
Rastësi shumë e bukur që shënuan dy lojtarë nga Kavaja, sepse unë me Regin (Lushkjen) jemi të dy nga Kavaja.
Beshiktashi? Është një nga skuadrat më të mëdha në botë dhe jam shumë i lumtur që do të ndeshemi me ta. Mendoj se është ëndërr për çdo lojtar nga kampionati ynë që të ndeshet me kundërshtarë të tillë”, deklaroi Deliu.