Mesfushori i Crystal Palace, Ebe Eze, po e motivon Wilfried Zaha të rinovojë kontratën me Palace.
Zaha është jashtë kontratës me Palace që nga fillimi i këtij muaji, por lojtari ka marrë ofertën e re në vlerë prej 200 mijë euro në javë.
Kjo ofertë do ta bënte Zaha më të paguarin në historinë e Crystal Palace.
“Shpresojmë së ai të qëndrojë”, ka thënë Eze për mediet britanike.
“Të gjithë i dimë për cilësitë që ai ka si lojtar. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një njeri i shkëlqyeshëm. Le të shohim çfarë do të ndodh”, ka theksuar Eze.