Trajneri Stefano Pioli, në një deklaratë për mediat, ka folur për blerjet e reja që ka bërë Milan i tij.
Transferimet më të mëdha janë kryer në mesfushë, duke revolucionuar mesfushën.
Trajneri kuezi zbulon të veçantat e lojtarëve të rinj.
“Në mesfushë donim lojtarë me karakteristika të reja. Ardhja e Pulisic, Loftus-Cheek dhe Reijnders na kompletojnë. Ndërsa me lojtarët e tjerë synojmë të qarkullojmë topin, duke qenë një ekip më shumë sulmues, që dominon në fushë”, u shpreh Pioli.
“Dëshironim lojtarë që janë të aftë të bëjnë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, gjë e cila na ka munguar në të shkuarën. Loftus është një lojtar i fortë, që i pëlqen të hyjë në zonat bosh dhe në zonën kundërshtare, ku synoj të luaj sa më shumë”, tha Pioli.
“Reijnders ka cilësi dhe luan mirë, është inteligjent dhe i rrezikshëm në gjuajtjet e tij.
Mendoj se do të bëjë mirë në organizimin e lojës, pasi di të dërgojë shokët e skuadrës te goli”, tha trajneri kuqezi.
Duke folur për Pulisic, më tej shtoi: “Është lojtar i pjekur, që di të bëjë gjënë e duhur dhe kur ke lojtarë të tillë gjërat edhe për mua bëhen më të lehta. Mund të luajë në disa role dhe arrin të driblojë rivalin.
Është lojtar i një niveli ndryshe nga ata që kemi dhe me të bëhemi më të paparashikueshëm”.
“Objektivi ynë dihet, të jemi kompetitivë e rikthehemi të titulli.
E dimë që është e vështirë por edhe e bukur të fitojmë sërish titullin, pse jo edhe Champions League. Por na duhet më shumë fat në Europë dhe më shumë mund në kampionat”, tha Stefano Pioli.