Villarreal dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e Arsenalit, Cedric Soares.
Portugezi është lënë jashtë skuadrës për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara dhe kjo mund të jetë një shenjë se largimi i futbollistit nga "Emirates Stadium" mund të ndodhë së shpejti.
Sipas mediave britanike, pos Villarreal edhe një numër i klubeve të Premier League po monitorojnë nga afër situatën e futbollistit.
Tridhjetë e një vjeçari u bë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta në vitin 2020, duke luajtur pesëdhjetë e nëntë herë në të gjitha garat.