Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka thënë se nëse Manchester United dëshiron të nënshkruajë me Rasmus Hojlund këtë verë duhet t`i paguajë 100 milionë euro.
Danezi është në objektiv të skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag, pasi transferimet e Harry Kane nga Tottenham dhe Victor Osimhen nga Napoli nuk po duken në horizont.
United po synon që sa më parë të finalizojë transferimin e sulmuesit, në mënyrë që të ketë kohë për inkuadrimin e tij në skuadër.
Hojlund iu bashkua Atalantas verën e kaluar nga Sturm Graz, duke nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.
Ai në tridhjetë e katër paraqitje ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime.