Liridon Fetahaj është prezantuar te FC Suhareka.
Sulmuesi prizrenas është larguar nga Malisheva për arsyeje familjare ditë më parë.
Megjithatë ai ka vendosur të transferohet te skuadra më e re, FC Suhareka.
"Të nderuar adhurues të klubit tonë ju prezantojmë top-transferin e merkatos verore sulmuesin e frikshëm LIRIDON FETAHAJ me të cilin kemi nënshkruar kontratë 2 vjeçare.
Doni vie pas një sezoni të mrekullueshëm te KF Liria ku me ndihmën e tijë me gola e asiste të shumta ndihmoi ta inkuadrojë ekipin në superligë. Fetahaj me bagazh të madh në futbollin tonë ishte pjesë e skuadrave si FC Ballkani e fitues i kupës së Kosovës me FC Prishtinën.
Me transferimin e Liridonit sulmi ynë bëhet tejet i fortë ku shpresojmë që do ja dalim ti përmbushim objektivat tona , përkundër ofertave të shumta zgjodhi Suharekën ku është ndjerë si në shtëpinë e tijë", njofton FC Suhareka..