Njëri nga transferimet më të befasishme këtë merkato verore është padyshim ai i Lionel Messit te skuadra amerikane, Inter Miami.
Messi u largua si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain, dhe destinacioni i tij i radhës thuhej të ishte Barcelona, por që gjërat morën kahje të kundërt në rikthimin e tij në “Camp Nou”.
Messi në fund përfundoi në Ligën Amerikane (MLS), ku nënshkroi me skuadrën e David Beckham, Inter Miami.
Superylli argjentinas bëri mbrëmë debutimin e tij në MLS, dhe atë e bëri me stil.
Ai shënoi një super gol kundër Cruz Azul në minutën e 90+4’, gol ky i cili ia fitoi ndeshjen Inter Miamit.
#MESSI LAST MINUTE #FREEKICK TO WIN THE GAME FOR #INTERMIAMI ON HIS DEBUT! pic.twitter.com/Do8u93ZgUZ
— LeoMessiBase🇮🇳 (@Shreyansh20068) July 22, 2023